Sipas MeteoAlb: Shqipëria prej disa ditësh ndodhet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat gjatë paradites do të sjellin në vend kthjellime në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore dhe vranësira kalimtare në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme në zonat malore, por vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës mbetet me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territori. Por gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në vend.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta të cilat më të dukshme do të jenë në verilindje të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen lehtësisht në të gjithë territorin e MV, por nuk ka reshje.
Rajoni dhe Europa
Cikloni i Islandës mbetet aktiv duke sjell mot të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të kontinentit, duke bërë që vranësirat e shumta të vijojnë të gjenerojnë reshje të dendura dëbore në gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore. Ndërsa qendra e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Por Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht Juglindja e kontinentit paraqiten me mot të qëndrueshëm. /Abcnews.al