Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 157,758 raste të reja dhe 42 viktima në 24 orë. Sipas shifrave të shëndetësisë, numri i rasteve është rritur me 50% brenda një jave, ndërsa numri i viktimave është rritur me 17%.
Kjo është dita e 13 radhazi që vendi ka shënuar mbi 100 mijë të infektuar.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 13,422,815 raste dhe 148,893 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al