Mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësira të pakta në shtrirjen Lindore. Por, sipas Meteoalb gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 21°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës prej disa ditësh mbetet në ndikimin e vlerave te larta barike, ku deri në orët e pasdites moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Ndërsa, pritet që mbrëmja të shfaqë vranësira te lehta e kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime në një pjesë të mirë të MV, KU vranësira të pakta priten në Verilindje të vendit. Por parashikohet që gradualisht vranësirat kalimtare të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit përkohësisht, pasi mbrëmja largon vranësirat nga e gjithë republika e MV.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi detin Balltik do të bëjë që kushtet e motit në Ishujt Britanikë dhe Europën Veriore të mbeten nën dominimin e vranësirave te shpeshta, të cilat do sjellin reshje shiu e dëbore. Gjithashtu në ndikimin e temperaturave të ulëta dhe dëborës do të jetë Europa Lindore. Ndërsa kthjellimet do të mbizotërojnë në të gjithë Rajonin e Mesdheut.
/abcnews.al