Festimet u rikthyen ne Tiranë natën e ndërrimit të viteve. Të rinj, fëmijë, por edhe familjarë më të moshuar dolën ne mesnate për te festuar mes atmosferës së gëzuar.
Zemra e festës ishte sheshi Skënderbej. Qendra e Tiranës e Priti 2022 nën tingujt dhe dritat e koncertit të organizuar nga Bashkia.
Heqja e orës policore u mundësoi qytetarëve në të gjithë vendin që këtë natë feste ta kalonin jashtë në sheshe, rrugë e lokale, duke uruar njëri-tjetrin për një vit të mbarë dhe të gëzuar.

