Fier – Pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla në Fier.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës. /abcnews.al/