“Sportmediaset” raporton se nga data 10 janar, të gjithë sportistët profesionistë do të jenë të detyruar të vaksinohen nëse do të duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Qeveria nuk bën përjashtime dhe ka vendosur se çdo sportist duhet të ketë Green Pass-in për të marrë pjesë në profesionin e tyre.
Nuk do të ketë asnjë përjashtim njësoj si pjesa tjetër e popullsisë në palestra, pishina etj. Kjo metodë do të zbatohet si fillim në Seria A e më pas deri te futbolli amator./ h.ll/abcnews.al