Altin Sulku dhe Ervis Behari janë dy nga këngëtarët më të suksesshëm të muzikës popullore.
Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se si ka lindur miqësia mes tyre.
Sakaq, të pyetur se pse nuk bëjnë një bashkëpunim, Altini ka thënë me shaka se Ervisi nuk është gati.
“Unë me Altinin kemi rastësisur në Athinë dhe që nga ai moment kemi pasur një kimi me njëri-tjetrin dhe jemi shokë në radhë të parë, më pas kolegë. Rastësia na ka sjellë në Amerikë bashkë”, tha Ervisi.
“Kur shikon që ne jemi miq të mirë dhe bëjmë shumë gjëra bashkë, e mendojmë edhe punën e duetit. Nëse vjen dhe vjen diçka e bukur, bëhet. Përndryshe, pastaj do ta shikojmë sepse normal do ta shikojmë thellë shumë thellë këtë pjesë. Ervisi e ka me dy mendje bashkëpunimin se ka takuar një herë Noizyn”, u shpreh Altini./abcnews.al