Aventura e Jorge Jesus në pankinën e Benfikës përfundoi dy ditë më parë, por për trajnerin portugez periudha e papunësisë mund të përfundojë shumë shpejt.
Sipas asaj që raporton Globo Esporte, trajneri është në bisedime me Atletico Mineiro, një klub brazilian me të cilin është planifikuar një takim zyrtar për ditën e sotme. /abcnews.al/