Maqedonia e Veriut regjistroi 373 të infektuar dhe 12 humbje jete në 24 orë

schedule15:39 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 15:39 - 30 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 373 raste të reja me koronavirus nga 5,489 teste të kryera.

Prej rasteve të reja, në Shkup ka 196, Manastiri – 36, Ohri – 20, Kavadari – 18, Prilepi – 17, Strumica dhe Gjevgjelia – 11, Veles – 9, Kriva Pallanka – 7, Kumanova dhe Shtip – nga 6, Kërçova, Negotina, Resnja, Valandova dhe Makedonski Brod – nga 4, Tetova, Koçani dhe Dellçeva – nga 3, Radovishi – 2, Struga, Bogdanci, Demir Hisari, Demir Kapija dhe Dojrani – nga 1.

Ministria e Shëndetësisë në vend njofton gjithashtu se brenda ditës kanë ndërruar jetë 12 pacientë.

Ndërkaq, ISHP ka regjistruar 320 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 224.507, prej të cilëve 211.548 janë shëruar, ndërsa 7.953 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (30 dhjetor) është 5.006. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!