E fshehur në ngarkesat me banane, sekuestrohet 1.6 ton kokainë në portin e Roterdamit

schedule10:34 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 10:34 - 30 Dhjetor, 2021

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia  holandeze e fshehur në një ngarkesë me banane dhe çimento në portin e Roterdamit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se më shumë se 1.6 ton kokainë, me një vlerë rreth 127 milionë euro, ishte fshehur në tre kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.

Kontenieri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit. Droga në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kokrra kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, kanë thënë autoritetet holandeze.

Një kontejner i tretë, i ngarkuar me çimento për në Portugali, përmbante pesë çanta sportive plot me drogë. Ndërkohë kujtojmë se këtë vit janë rritur shumë sekuestrimet e lëndëve narkotike në portin e Roterdamit,  një ndërportat kryesore të Evropës për drogën./abcnews.al