Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi është infektuar me Covid-19. Për këtë arsye ai nuk do të mund të interprëtojë natën e ndërrimit të viteve në Petruzzelli ashtu siç ishte planifikuar. Lajmin e ka bërë me dije vetë artisti ku shprehet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Kam bërë tre dozat e vaksinës dhe kam ndjekur të gjitha protokollet dhe megjithatë e kam marrë virusin. Jam asimptomatik, kështu që po mos të kisha bërë tamponin nuk do ta kisha ditur kurrë se kisha virus.”, tha ai duke shtuar se ndodhet në izolim në shtëpinë e tij në Cellino San Marco.
/abcnews.al