Policia e Sarandes ne nje aksion te befasishem ka shoqeruar sot ne Komisariatin e Policise tre persona nga Laçi e Tirana, te dyshuar si autore te vjedhjes se 200 mln lekeve ne supermarket “Halo” ne te gdhire te 11 dhjetorit.
Policia eshte ende duke marre ne pyetje te dyshuarit, por mesohet se ne bashkepunim me prokurorine jane siguruar prova te mjaftueshme per venien e tyre para pergjegjesise penale.
Edhe pse hajdutet kane marre “DVR”-të kryesore te kamerave te subjektit, mesohet se ata nuk kishin arritur te merrnin nje tjeter server te fshehur te dy kamerave.
Pikerisht ne keto pamje te sekuestruara mesohet se dallohen 3 te rinjte te veshur me kostume sportive me kapuç, me maske COVID qe transportojne cantat ku dyshohet se jane parate e marra nga kasaforta.
Një burim nga grupi hetimor i tha “ABC”-së se në pamjet e kamerës së sigurisë dallohet njeri prej te rinjve qe hidhet nga kati i dyte i godines, midis disa çarçafeve./ Abcnews.al