Arta Dade: Liderët e Ballkanit lujanë me kartën e nacionalizmit

schedule21:16 - 6 Shkurt, 2019

schedule 21:16 - 6 Shkurt, 2019

Në “Byro Politike” ish-ministria e Jashteme Arta Dade është shprehur se Ballkani është në rrugë të mbarë drejt BE-së.  Duke folur për ngërçin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ajo është ndalur tek ideja e korigjimit të kufijve. Sipas saj kjo ide duhet të jetë transparente.

“Tani Ballkani nuk është ai që ka qenë para 20 vitesh. Bashkëpunimi rajonal ka ardhur si pasojë e një sërë nismash që kanë pasur synim afrimin e popujve të Ballkanit. Në Ballkan kemi ende një kategori liderësh që kërkojnë ta mbajnë ende kokën pas. Ata i kthehen kartës së nacionalizmit e cila është e rrezikshme në rajonin tonë.  Po të mos ishin faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë veçanërisht SHBA rajoni nuk do të ishte kurrë ky që është sot. Ne nuk duhet të dëgjojmë vetëm SHBA por edhe BE. Duhet marrë mendimi i të gjithë atyre që e kanë ndjekur në mënyrë të përgjithshme çështjet në Ballkan. Ndryshimi i kufijve ose sikundër e quajnë korigjimi i kufijve është një çështje e cila duhet të bëht me transparencë për sa kohë që nuk cënohet stabiliteti dhe ekzistenca. Ballkani është në rrugën e mbarë drejt BE”, tha Dade./abcnews.al