Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i NATO/ Shkrepet foto familjare, Rama mes liderëve të vendeve të Aleancës

schedule12:42 - 8 Korrik, 2026

schedule 12:42 - 8 Korrik, 2026

TURQI– Në Ankara është zhvilluar ceremonia e fotografisë familjare në kuadër të Samitit të NATO-s, ku morën pjesë liderët e vendeve anëtare dhe partnerëve të Aleancës.

Në këtë samit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili fillimisht u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si edhe nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pas ceremonisë së pritjes, liderët u bashkuan për realizimin e fotografisë zyrtare familjare, përpara nisjes së punimeve, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe sfidat aktuale me të cilat përballet Aleanca.



Pas pjesëmarrjes në Samit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!