Mbi 200 mijë raste me Covid në 24 orë në Francë

schedule15:47 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 15:47 - 29 Dhjetor, 2021

Franca ka shënuar një rekord të infektuarish, duke regjistruar 208 mijë raste në 24 orë, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë. Megjithëse studimet kanë sugjeruar që varianti Omicron është më pak vdekjeprurës se variantet e mëparshme, por përhapet më lehtë duke rritur në këtë mënyrë numrin e të shtruarve në spitale.

Gjithashtu Britania e Madhe, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia, Qiproja dhe Malta  regjistruan rekord të infektuarish në 24 orë ndërsa numri mesatar i rasteve ditore të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara arriti një rekord 258,312 gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas një raporti të Reuters.

Franca ka regjistruar 9,326,258 raste dhe 123,188 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!