Mega operacioni, Hoxha: Si trafikuan bandat shqiptare 10 milionë euro kokainë nga Ekuadori në Ukrainë

schedule14:04 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 14:04 - 29 Dhjetor, 2021

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga 2021 gazetari Artan Hoxha në një bisedë me Sibora Bitrin në “Abc Live” thotë se fokusi i agjencive ligjzbatuese në vend duhet të jetë tek krimi i organizuar. Hoxha thekson se ndaj krimit të organizuar është humbur shumë terren, ndërsa shtoi se drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano deri më tani ka dhënë disa mesazhe që duken pozitive.

Megjithatë, shton ai, bandat mund të luftohen vetëm me inteligjencë. Për të ilustruar sesa i përparuar është krimi i organizuar, gazetari tregoi se agjencitë e zbatimit të ligjit në Ukrainë kanë arrestuar një grup shqiptarësh që trafikonin kokainë nga Ekuadori në Odessa.

“Bëhet fjalë për 10 milionë dollarë kokainë të transportuara në Lindje. Kjo çështje është në gjykim. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar i njohur, i përfshirë në marrjen peng të financierit të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Në organizate kishte edhe rumunë.”

Hoxha thekson se bëhet fjalë për një operacion të madh që është realizuar duke ndjekur një linjë të re. Lënda narkotike ngarkohet në Amerikën Jugore e më pas ndalesa është Afrika e Jugut, nga Afrika e Jugut në Ukrainë nëpërmjet ajrit dhe ujit.

“10 milionë dollarë kokainë nga Ekuadori në Det të Zi, është operacion i madh. Te Ukraina kanë interes sepse është shtet me numër të madh popullsie. Po që shqiptarët të shkojnë në Ukrainë, një vend që ka vetë një strukturë të fortë kriminale, mafia ruse është e interesuar ta kontrollojë. Në ditët në vijim do të kem informacion të zgjedhuar.”

Transporti është bërë si në rastet e tjera, me kontejner me fruta ekzotike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!