Afrika e Jugut ka tërhequr rregullat sipas të cilave qytetarët pa simptoma të Covid-19 mund të mos e kishin të detyrueshme të izoloheshin apo të testoheshin nëse binin në kontakt me një të infektuar.
Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e vendit të ndërsa njoftuan po ashtu se rregulli i rindryshuar do të botohet në fletoren zyrtare.
Javën e kaluar ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se personat asimtomatikë që kanë qenë në kontakt me një të infektuar, mund të mos izoloheshin por duhet të monitoronin simptomat për 5 deri në 7 ditë dhe po ashtu të shmangnin vendet e mbipopulluara.
Arsyeja për tërheqjen e këtij rregulli u bazua në një numër faktorësh shkencor duke përfshirë këtu edhe faktin që shumica e njerëzve janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe kanë fituar një nivel imuniteti.
Kjo ka kontribuar në numrin e ulët të shtrimeve në spital dhe shkallën e lartë të shërueshmërisë, sipas autoriteteve të shëndetit. Tani të gjitha ato protokolle do të tërhiqen pasi Departamenti i Shëndetësisë u përball me median dhe palët tjera e interesuara.
Afrika e Jugut mban vendin e parë në kontinent sa i përket rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 3.42 milionë raste të raportuara dhe 90,854 vdekje. Përvoja e Afrikës së Jugut po vëzhgohet nga afër në mbarë botën pasi ishte ndër vendet e para që identifikoi variantin më të transmetueshëm, Omicron. /abcnews.al/