Të paktën një person ka vdekur dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur të mërkurën në Stamboll, ku një godinë 8-katëshe e banuar u shemb papritur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, sipas të cilave ende nuk dihen motivet e shembjes së godinës, në lagjen Kartal, në pjesën aziatike të qytetit. Sipas burimit, shkaqet pritet të zbardhen nga një hetim i nisur nga prokurorët e qytetit. Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja u tha gazetarëve se në pallatin e shembur ishin regjistruar 43 persona në 14 apartamente, ndërsa shtoi se 3 katet e fundit ishin ndërtuar pa leje. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ekipet e emergjencave po zhvillojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të mbijetuarit. Burimet mediatike shtojnë se presidenti Erdogan ka dërguar ministrin e Brendshëm dhe atë të Mjedisit për të ndjekur nga afër situatën./abcnews.al
Shembet ndërtesa 8-katëshe në Stamboll
schedule15:16 - 6 Shkurt, 2019
schedule 15:16 - 6 Shkurt, 2019