“Jo vendgrumbullim mbetjesh”, banorët e Piskovës së Përmetit në protestë

schedule17:49 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 17:49 - 28 Dhjetor, 2021

Banoret e Piskovës të Përmetit kundërshtojnë punimet për ngritjen e një vendgrumbullimi mbetjesh në fshatin e tyre. Fusha ku grumbulloheshin më parë në fshati Kutal nuk ka më hapësirë.

Ndaj Ministria e Mjedisit vendosi ngritjen e një të dyti në Piksovë.

“Kjo është vdekje”, thotë një banor.

Banorët kanë protestuar tek zona ku ka nisur të ndërtohet vendgrumbulli.

Do ndotet dhe Vjosa është afër po aty afër është dhe pompa e ujit të pijshëm. do hedhin ose dhe ose do I vënë zjarrin. Do ikim nga fshati”, shprehet një banor.

Thonë se kjo është një zonë e frekuentuar nga turistë dhe nuk është e hijshme që ata të shohin mbeturina.

Banorët shtojnë se preket dhe zona e mbrojtur. I kërkojnë ministres së mjedisit Mirela Kumbaro të anulojë projektin.

“Ja kemi nisur pamjet që është zonë e mbrojtur s’ka kthyer përgjigje fare”.

“Na ka bërë bllok në fb

Pak dite me pare Kryetarja e Bashkise Përmet Alma Hoxha takoi disa banorë të Psikovës dhe i sqaroi se ky vendgrumbullimi mbetjesh do të jetë i përkohshëm. Sipas saj pas përfundimit të rrugës Kardhiq-Delvinë mbeturinat do të dërgohen në landfilldin e Bajkajt në Delvinë.

Kompania “Alba konstruksion” do të ndërtojë vendgrumbullimin e mbetjeve me një vlerë prej afro 28 milionë lekë./abcnews.al