Rindërtimi, Kryebashkiakja e Kurbinit shpërthen në lot në mes të fjalimit

schedule17:00 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 17:00 - 28 Dhjetor, 2021

500 familje në Laç sot kthehen në shtëpi të reja, të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019. Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e zhvilluar në rezidencën e pallateve të reja ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara është emocionuar shumë saqë e ka ndërprerë fjalën disa herë. Ajo i uroi bashkëqytetarëve të saj që t’i gëzojnë shtëpitë e reja duke thënë se janë më të bukura, më të forta dhe më të sigurta.

Më lejoni të falenderoj një person  të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar…. (përlotet). Një falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën. Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Jam shumë e lumtur për gjithsecilin prej jush. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!