Gjurmët e aksidentit tragjik të një dite më parë në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën babë e bir janë ende të freskëta. Mbetje makinash dhe sende personale të personave që u perfshinë në aksident ndodhen në dy anët e rrugës.
Ndërkohe ditën e sotme në vendin e ngjarjes janë rikthyer ekspertet e kriminalistikes bashkë me prokorin e Kurbinit Bardhyl Shehu. Ata kane kryer sërish një sërë veprimesh hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Lexo edhe: Aksidenti në Milot-Rrëshen ku humbën jetën babë e bir, arrestohet shoferi i “Benz-it”
Referuar veprimeve të kryera rezulton se mjeti tip Benz po lëvizte në drejtim të Mirditës dhe “Opel” ku ishin viktimat në drejtim të Milotit. Duke qene se goditja ka ndodhur në korsinë e anës veriore të rrugës mendohet se parakalimi i gabuar i Benz-it është bërë shkak për aksidentin. Ndërkohe referuar sinjalistikes në këtë vend është e ndaluar që të kryhen parakalime. /abcnews.al