Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Babai ka qëlluar për vdekje dy djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, gruan dhe më pas veten. Babai dhe fëmijët kanë humbur jetën, ndërsa gruaja është në spital në gjendje të rëndë.
Gazeta Bild shkruan se bëhet fjalë për një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Hamburgut, në Kleiner Glinder Berg në orën 22:53, mbrëmje e kaluar. Fqinjët menjëherë thirrën policinë. Sipas tyre, në familjen shqiptare ka pasur shpesh debate.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa bënë zbulimin e tmerrshëm: Gjejnë dy fëmijë të vdekur, të ekzekutuar me plumb në kokë. Pak metra më tutje ndodhej Flamur R. 44 vjeç, babai i djemve, i vdekur. Arma e dyshuar e vrasjes ishte shumë afër tij. Një mjek i urgjencës u përpoq ta mbajë atë në jetë, por ishte e kotë.
Gruaja dhe nëna Advije R. 38 vjeçe është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital edhe ajo është qëlluar me armë zjarri.
Prokuroria ka nisur hetimet dhe po analizon të gjitha provat në skenën e krimit. Sipas informacioneve të BILD, po verifikohet nëse babai ka qëlluar me armë dhe më pas ka shtënë mbi veten.
Babai, ishte gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Ai mësohet se ka kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët kanë denoncuar në polici. g.v/abcnews.al