168 raste të reja me COVID dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:11 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 17:11 - 27 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 168 raste të reja me COVID nga 2241 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë ndërruar jetë 7 pacientë, konkretisht një qytetare nga Tirana 55 vjeçe, një qytetare nga Fieri 58 vjeçe, dy qytetarë nga Durrësi të moshave 62-85 vjeç, një qytetar nga Lushnja 65 vjeç, një qytetare nga Berati 66 vjeçe, një qytetar nga Vlora 66 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,517 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 83 në Tiranë, 10 në Durrës, nga 8 qytetarë në Fier, Lushnje, Vlorë, Sarandë, 6 në Gramsh, 5 në Përmet, nga 3 qytetarë në Lezhë, Vorë, Mallakastër, Himarë, nga 2 qytetarë në Berat, Gjirokastër, Dibër, Kavajë, Kukës, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Mirditë, Kurbin, Divjakë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.
Janë 5159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (27 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 168
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 121
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2241

Testime totale 1,463,131
Raste pozitive 207,877
Raste të shëruara 199,517
Raste Aktive 5,159
Humbje jete 3,201

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2419
Fier 582
Durrës 394
Shkodër 345
Elbasan 323
Vlorë 276
Berat 237
Gjirokastër 187
Lezhë 139
Korçë 94
Kukës 85
Dibër 78

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!