Ilir Daja tashmë nuk është më trajneri i ekipit kryeqytetas.
Rezultatet e tij të dobëta dhe humbja e derbit kanë ndikuar dhe kështu ai bashkë me drejtuesit kanë vendosur që rrugëtimi i tyre të ndalet këtu.
Ekipi i Partizanit ka realizuar seancën e parë stërvitore pa Dajën. Ai që ka drejtuar këtë seancë ka qënë zëvendës trajneri, Reianldo Kalari.
Ai ka eksperiencën e duhur për të stërvitur ekipin pasi dhe në të kaluarën ka qënë në drejtimin e Demave. Kalari do të jetë trajneri aktual i Partizanit derisa të gjendet trajneri i ri.
Ndërkaq, së bashku me trajnerin Daja nga stafi teknik është larguar edhe Artim Pollozhani ndërsa ka qëndruar Ilir Bozhaqi./ h.ll/abcnews.al