Lori Hoxha tregon se çfarë i pëlqen më shumë tek vetja

schedule12:35 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 12:35 - 27 Dhjetor, 2021

Blogerja e njohur, Lori Hoxha është shumë aktive në rrjetet sociale, ku padyshim më shumë vëmendje tërheq stili i saj i të veshurit. Në këtë mënyrë, ajo jep edhe shumë këshilla për vajzat.

Mbrëmjen e djeshme, Lori iu përgjigj pyetjeve të fansave të saj në Instagram, mes të cilave ka qenë dhe ajo se cila është sjellja që pëlqen më shumë tek vetja.

“Jam shume e drejtë dhe më pëlqen kjo gjë tek vetja. Dua të tregohem e drejtë me njerëz dhe situata”, ka shkruar Lori.

Më herët, blogerja ka treguar se vuan nga ankthi. “Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqendrohem. Nuk mund ta heq qafe realisht”, është shprehur ajo./abcnews.al