“U ndjeva njeriu më i copëtuar në jetë”, Fifi flet për këngën që shkroi brenda shtëpisë së famshme

schedule18:56 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 18:56 - 26 Dhjetor, 2021

Fifi ishte një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo jo vetëm për karakterin e saj, por gjithashtu dhe për problemet emocionale të cilat pasuan me daljen e saj nga shtëpia. Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së famshme, këngëtarja shkroi këngën “Diell” që u kthye në një hit.

Së fundmi, në një koncert të mbajtur për Krishtlindje, ajo u përlot teksa foli për këtë këngë që shkroi brenda BB. “Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar.

Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar.” tha Fifi.

/abcnews.al