Studentët e Tiranës, pro dhe kundër bojkotit të mësimit

schedule15:33 - 5 Shkurt, 2019

schedule 15:33 - 5 Shkurt, 2019

Studentë e pedagogë në fakultetet e Tiranës vijojnë të qëndrojnë të ndarë dhe pas thirrjes së një grupi pedagogësh drejtuar Asambleve të Personelit Akademik për t’u shprehur për grevë pa afat. Një pjesë janë kundër bojkotit të mësimit pjesa tjetër kanë nisur leksionet.

Pjesa tjetër e studentëve vijon të përdorë si auditore klasat e gjimnazit “Petro Nini Luarsi”. Të ndarë i gjeti kjo e martë dhe studentët e pedagogët në fakultetin e Shkencave Sociale.

Një grup diskutonin me njëri -tjetrin në oborr rreth problemeve në arsimin e lartë.  Të tjerë i ishin rikthyer leksionve dhe seminareve.

Asambleja e  Personelit Akademik në këtë fakultet është e vetmja që është shprehur për grevë pa afat. Në fakultetin e Histori dhe Filologjisë pedagogët ende nuk kanë marrë një vendim se si do ta përshkallëzojnë qëndrimin e tyre kundër Ligjit për Arsimin e Lartë. Përgjigjen e tyre studentët kanë vendosur ta presin në këtë mënyrë. Ndërkohë auditoret vijojnë të qëndrojnë bosh./abcnews.al