Teatri i Kukullave për 4 ditë u shndërrua në kryefjalën e festave të fundvitit përmes festivalit për fëmijë “Punishtja e Elfëve” ideuar dhe realizuar nga Bash- art. Qëllimi kryesor i këtij eventi ishte jo vetëm argëtimi, por edhe përçimi i mesazheve sociale.
Dhjetëra fëmijë të kryeqytetit iu bashkuan festivalit duke dhuruar lodra apo veshje nga koleksionet e tyre për shokun apo shoqen në nevojë.
Përgjatë këtyre ditëve u realizuan edhe katër shfaqje me mesazhe edukuese edhe argëtuese , si“Ylli i Krishtlindjeve , “Era dhe Joni”, “Kori i mrekullive “ si dhe 5 stund up komedi nga vetë fëmijët, të cilat u përgatitën nga Erjona Kakeli. Gjithashtu fëmijët gatuan biskota dhe u argëtuan me karaoke.
Qëllimi i organizatorëve është që të kthehen në traditë të përvitshme në prag festash të fundvitit./abcnews.al