Kukës, gjeli i detit do mungojë në tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: S’kemi lekë ta blejmë

schedule12:50 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 12:50 - 26 Dhjetor, 2021

Gjeli i detit do të mungojnë në tryezat e qytetarëve këtë fundvit.  Një vit më parë çmimi i gjelit të detit ishte 8 mijë lekë, ndërsa sot është 10 mijë lekë.

Kjo shifër është e papërballueshme, veçanërisht për pensionistët.

“Gjelat i kanë mbet Edi Ramës, o shok, ky popull ka mbaruar”, ka thënë një banor.

“ Me ca me e marrë gjelin, 1 herë në vit 2 kile mish. Me 40 mijë lek unë nuk blej dot ilaçe”, thotë një tjetër banor. .

“Nuk afrohet me ato te viteve te tjera”, një tjetër thekson se është shumë shtrenjtë e nuk ka asnjë mundësi ta marrë. “Tash më pak se dhe çmimet janë rrit. Ne të detyruar jemi. Po hymë në borxh”.

Sipas tregtarëve, krahasuar me muajt e tjerë të vitit, rritje kanë pësuar vetëm perimet.

Frutat janë po aty, perimet janë rrit. Arrat si blejnë janë shtrenjtë”, thotë tregtari.

Kukësi vijon te jete nder rajonet me nivelin me te larte te varfërisë në vend. Festat e fundvitit shoqërohen gjithmonë me rritje të pajustifikuara të çmimeve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!