“Emigrantë me kamion për në Britani”, trafikantët shqiptarë përdorin Tik-Tokun për reklamim

schedule12:36 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 12:36 - 26 Dhjetor, 2021

Mediat sociale duket se janë kanalet e përdorura nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Mediat angleze kanë shkruar për faktin sesi trafikantët shqiptarë përdorin rrjete të ndryshme  sociale ku publikojnë momente nga kalimi i emigrantëve me kamionë, kundrejt pagesës prej 20 mijë paund.

Në artikull theksohet se mafia shqiptare e përdor Tik-Tokun si një mënyrë për të reklamuar punën e tyre duke vendosur momente nga transporti i personave nga Shqipëria në Britani.

“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM.”

Në një tjetër postim shkruhet se “udhëtim gati për në Angli për vetëm 24,000 paund”, gjithashtu në postimet e tyre bëjnë edhe thirrje për ti kontaktuar.

Ndërkohë pas publikimit të këtyre postimeve policia angleze kontaktoi TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Tëitter për të rënë në gjurmët e këtyre grupeve kriminale.

Në prag të Krishtlindjeve rreth 150 refugjatë, përfshirë fëmijë dhe një foshnjë, u kapën në Kanalin Anglez pak para mesnatës.

Ministri i Emigracionit Tom Pursglove duke folur për përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet kriminale theksoi se; “Trafikantët e përdorin median sociale për të tërhequr, promovuar dhe përfituar nga kalimet vdekjeprurëse në drejtim të Britanisë së Madhe, por ne jemi të vendosur t’i ndalojmë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!