Ish presidenti i Greqisë, Karolos Papulias është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare.
Papulias ka shërbyer në krye të shtetit fqinj për 10 vite nga viti 2005 deri në vitin 2015. Për herë të parë ai u zgjodh president nga kuvendi në vitin 2005 me 279 vota dhe është rizgjedhur në vitin 2010 në këtë post, duke u bërë presidenti i tretë që ka qëndruar 2 mandate në presidencë.
Ndërkohë për herë të parë në politikë ai është futur në vitin 1974 ku është bërë pjesë e PASOK, e ka shërbyer për 26 vite si deputet.
Ndërkohë në periudhën 1985-1989 shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa në qeverinë ekumenike të Zolotas 1989-1990 shërbeu si zëvendësministër i Mbrojtjes Kombëtare. Ai u kthye në postin e ministrit të Jashtëm në vitin 1993, për të qëndruar deri në vitin 1996 dhe dorëheqjen e qeverisë Papandreu, në funksion të zgjedhjes së Kostas Simitis në postin e kryeministrit.
Së fundi ka qenë kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme./abcnews.al