Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me armë zjarri me vete, arrestohen në Durrës dy të rinj nga Lushnja

schedule10:06 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 10:06 - 26 Dhjetor, 2021

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi po lëviznin me armë me vete. Policia bën me dije se qytetarët kanë dhënë informacion se dy persona po lëvizin me armë nëpër qytet.

Ndër të tjera uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi dy të rinjve nga Lushnja është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Shkallnuri”.

Ndër të tjera mësohet se gjatë kontrollit shtetasve të ndaluar F.M. 23 vjeç dhe N. H. 28 vjeç u është gjetur dhe sekuestruar armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkallnuri”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës.

Qarkullonin me armë zjarri me vete, vihen në pranga 2 shtetas nga Lushnja.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”,  bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.M., 23 vjeç dhe N. H., 28 vjeç, të dy banues në Fiershegan, Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi shërbimet e Policisë kishin marrë informacion se dy persona të paidentifikuar po qarkullonin në qytetin e Durrësit dhe kishin armë zjarri me vete.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit, kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e quajtur  Shkallnur, Durrës, duke bllokuar mjetin me të cilin udhëtonin dy shtetasit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 14 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!