Nga Elton Nikaj
Në këtë pallat në lagjen “Bashkimi” në Vlorë po vendosen antena të një kompanie celulare. 64 familje nuk janë dakord dhe kanë protestuar. Thonë se ato kanë rrezatim e rrezikojnë shëndetin e tyre.
“Të ndërpriten punimet. nuk ka përse të vihet në tarracë. Kjo është vdekjeprurëse, pak kemi kolerën, por edhe këtë mbi kokë?!” thanë banorët.
Ndërsa theksojnë se përpara se të jepej leja siç dhe ligji e përcakton duhet të pyeteshin por kjo nuk ka ndodhur. Banorët kërcënojnë se nëse punimet nuk do ndërpriten do ti heqin antenat me e forcë.
“Do e pres me sharrë vetë” tha një tjetër banor.
“ABC” u interesua pranë Bashkisë së Vlorë. Mësuam se për vendosja e antenave ka marrë vendim këshillit kombëtar të territorit./ Abcnews.al