Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-trajneri i Icardit: Juve, me të do jesh rehat! Mos kini dyshime për golat

schedule10:45 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 10:45 - 25 Dhjetor, 2021

Mauro Icardi nuk ka shumë hapësira te PSG dhe Juventusi është lakuar si alternativë për të ardhmen e sulmuesit.

Ish-trajneri i tij te moshat e Sampdoria, Luciano Bruni, ka një mesazh për drejtuesit e klubit nga Torino: “Ai është ende një lojtar shumë i ri. E njeh portën si pak të tjerë dhe në klubin e tij nuk përdoret vazhdimisht.

Më shumë se sa për ekipin, Mauro luan për të shënuar gola. Juventusi do të ishte shumë rehat me një lojtar si ai. Nga ana tjetër duket se nuk ka mundësi të tjera në merkato me çmime të përballueshme.

Mauro do të ishte i lumtur të kthehej në Itali dhe me siguri do të gjente më shumë hapësirë ​​në fushë. Nuk mendoj se ka dyshime për numrin e golave që do të shënonte me këtë fanellë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!