Bayern Munich nuk mund të qëndrojë më duarkryq. Kingsley Coman deri më tani ka refuzuar rinovimin e kontratës me kushtet e ofruara.
Pretendimet e tij janë të larta dhe bavarezët janë të vendosur të mos bëjnë çmenduri për pagat.
TNT Sport raporton se gjermanët janë gati të bëjnë një transferim surprizë në janar.
Ata do të blejnë Raphinha nga Leeds United për shumën e 50 milion eurove. Klubi i tij i parë, Avai, do të përfitojë 1.5 milion euro.
Raphinha luan si sulmues i djathtë dhe këtë sezon në Premier League ka shënuar 8 gola në 16 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e kampionëve të Gjermanisë. / abcnews.al