Qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit në Europë

schedule08:43 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 08:43 - 25 Dhjetor, 2021

Ndotja e ajrit është një çështje që vazhdon të shqetësojë Europën. Sipas një studimi të kompanisë Airly, ndotja e ajrit është më e lartë në qytetet e Ballkanit dhe Europës Qendrore, shkruan euronews.

Zagrebi, Bukureshti dhe Selaniku janë në krye të listës së qyteteve me përqendrimet më të larta të PM10 (grimcat me diametër mikroskopik, më pak se 10 mikrometer).

Ndërsa qytetet me nivelet më të larta të dioksidit të karbonit janë Napoli, Krakov dhe Bukureshti. Parisi është i pesti në listë pas Athinës. Trafiku rrugor është shkaku kryesor për ndotjen më të madhe në këto qytete.

“Ne kemi marrë në konsideratë të gjithë ndotësit dhe grimcat si dioksidi i azotit dhe të ngjashme,” tha themeluesi dhe CEO i Airly Viktor Warchalowski. “Dhe Europa Qendrore dhe Lindore po përballen me probleme të ndryshme të ndotjes në krahasim me Europën Perëndimore, raporton abcnews.al

Për këtë studim, Airly përdori të dhënat nga stacionet e monitorimit publik. Studiuesit besojnë se duhen urgjentisht të merren masa për shëndetin e banorëve por edhe për arsye ekonomike. Ka dallime midis vendeve, midis burimeve të ndotjes, por në fund ndotja e ajrit është ende një nga vrasësit më të mëdhenj të qenieve njerëzore”, sipas themeluesit dhe CEO të Airly Viktor Warchalowski.

Një studim i fundit nga Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se 307,000 njerëz kanë humbur jetën  në vitin 2019 për shkak të ndotjes së ajrit  në 27 shtetet anëtare të BE-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!