Berisha zbulon datën: Kur do të mbahet protesta e radhës

schedule22:41 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 22:41 - 24 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës.

Duke u nisur edhe nga skandalet e fundit të publikimit të të dhënave sensitive të qytetarëve, nga keqeverisja, Berisha ka njoftuar në “Zonë e Lirë” se protesta e radhës kundër  kryeministrit Rama do të mbahet në datën 8 janar.

Kjo do të jetë protesta e dytë e thirrur nga Berisha pas asaj që u mbajt më 20 dhjetor kundër “Ballkanit të Hapur” dhe aferës së inceneratorëve. g.v/abcnews.al