Korça dhe Dubai, destinacionet më të kërkuara për festat

schedule15:38 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 15:38 - 24 Dhjetor, 2021

Shqiptarët kanë përzgjedhur Korçën si destinacion  kryesor  për të kaluar festat e Krishtlindjeve  dhe Vitit të Ri.

Prenotimet janë bërë  disa muaj më parë dhe tashmë nuk gjenden vende të lira në hotelet e  qytetit juglindor apo në zonat përreth si Dardha apo Voskopoja.

Xhimi Lama, kryetar i Tour Operatorëve thekson se ky qytet ofron një atmosferë shumë festive dhe për këtë preferohet për festat e fundvitit.

Edhe resortet e Durrësit janë prenotuar në masë për të kaluar ditët e ndërrimit të viteve.

Por ka edhe shqiptarë që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit për të festuar.

Masat kufizuese  kanë bërë që të përzgjedhin vende si Duabi apo Stambolli duke ulur frekuentimin e  vendeve Europiane. Por pavarësisht kësaj numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar mbetet minimal në krahasim me periudhën para pandemisë.

Pandemia vijon që të kufizoj lëvizjet e qytetarëve me vendet e huaja dhe nëse krahasojmë numrin e turistëve me vitin 2019 shifrat mbeten minimale./ Abcnews.al