Presidenti i Malit të Zi infektohet me koronavirus

schedule22:49 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 22:49 - 23 Dhjetor, 2021

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç është infektuar me koronavirus. Lajmin e konfirmoi kabineti i tij të enjten mbrëma. Të martën në mbrëmje në Zagreb, Gjukanoviç ka marrë pjesë në kremtimin e përvjetorit të veprimtarisë së Unionit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci, i shoqëruar nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Më herët gjatë ditës së enjte u njoftua se Gjukanoviç kishte pasur kontakt me një person pozitiv për Covid dhe se ai ishte në izolim.

“Presidenti ka simptoma të lehta dhe po ndihet mirë,” tha zyra e presidentit.

Në përputhje me masat epidemiologjike, ai do të qëndrojë në izolim, nga ku do të kryejë detyrat e rregullta presidenciale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!