Shtëpia luksoze bëhet pjesë e lotarisë, mund të fitohet vetëm me 2 paund

schedule19:08 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 19:08 - 23 Dhjetor, 2021

Një shtëpi mahnitëse me vlerë 330,000 paund në Londër, mund të fitohet për vetëm 2 paund, pasi është bërë pjesë e lotarisë. Prona ndodhet në Whyteleafe, në jug të Londrës.

Fituesi më pas do të shpallet në prag të Krishtlindjeve, që do të thotë se ata do të marrin lajmin e mirë pak para ditës së Krishtlindjes.

Do të jetë në dorën e tyre të vendosin se çfarë do të bëjnë me shtëpinë e tyre të re ose mund të jetojnë në të, ta shesin ose t’ia japin me qira dikujt tjetër.

Me një sipërfaqe prej mbi 780 metra katrorë, banesa ka tavane të larta të mrekullueshme dhe një dritare harku mbresëlënëse në pjesën e përparme. Gjithashtu është plotësisht e mobiluar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!