Blerja e ushqimeve këtë fundvit po u kushton më shumë qytetarëve të Gjirokastrës. Që prej disa javësh në tregje çmimet kanë pësuar rritje.
Midis produkteve që janë shtrenjtuar janë fruta perimet dhe mishi. Rritjen më të madhe e kanë pësuar frutat dhe perimet më të domosdoshme të tryezës, me 20 – 30 lekë kg.
Ndërkohë mishi është produkti është shtrenjtuar më shumë, me 400 lekë më shumë për kg.
Pensionistët janë shtresa më e prekur nga shtrenjtimi i ushqimeve. Pensionet e ulta i detyrojnë që të blejnë më pak e të kërkojnë ato produkte që janë më të lira.
Tregtarët pohojnë se fuqia blerëse është mjaft e ulët, ndërsa këtë situatë ja faturojnë gjendjes se përgjithshme ekonomike ne mbare vendin.
“Kanë ikur të gjithë, ja tregu bosh”, thotë një tregtar.
Aktualisht në Gjirokastër një kilogram mish qengji ofrohet për qytetaret me 1200 leke. Tregtarët pohojnë se kjo ka ardhur si pasoje e ngritjes se çmimit nga ana e barinjve.
“Dobët është jo si në vitet e tjera. Pothuajse asnjë shitje. 3 mijë lek mish të grirë kam shitur”, shprehet një tjetër.
Në Shqipëri pothuajse çdo vit në prag të festave të fundit qytetarët përballen me rritje abuzive të çmimeve të shportës./abcnews.al