Skandali me pagat, Rama: E kam të qartë, jam gati të shkoj dhe t’ja them prokurorisë

schedule13:43 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 13:43 - 23 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm që të shkojë në prokurori për të dhënë versionin e tij të asaj që ka ndodhur me nxjerrjen e të dhënave të listës së pagave për mbi 630 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ku dyshon.

Unë e kam një opinion shumë të qartë, nëse prokuroria ka dëshirë ta dëgjojë opinionin tim, jam gati t’ia them, nuk e them publikisht se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se përse mund t’ju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve. Është një farsë e orkestruar nga ata që i kanë përdorur këto të dhëna për veten e tyre dhe ua kanë hedhur patronazhistëve për t’i akuzuar”. 

Por a është ky një sulm politik? Për këtë Edi Rama foli me siguri dhe i referoi akuzat drejt opozitës. “Politik, jo politik, kjo nuk ka asnjë vlerë tani, qytetarët që janë të sëkëlldisur dhe duhet të dinë si mund të kenë ndodhur dhe pse nuk duhet të jenë të shqetësuar për integritetin tërësor të të dhënave të tyre. Përdorimi politik i kësaj ngjarje është në sytë e të gjithëve. Unë kam edhe një ide përse nuk është përdorur publikisht deri kur kanë mbaruar zgjedhjet dhe pse po përdoret tani.

Që është për të krijuar konfuzion dhe nxitur armiqësi mes njerëzve dhe nesh, kjo është shumë e qartë. Por t’ju bësh këtë njerëzve për të nxjerrë brazën nga çelësi, çelësin nga brava apo që je bërë xheloz që ke mbetur jashtë bravës dhe çelësin dhe hedh gurin që të mos merret njeri me bravën dhe çelësit është një mundësi për t’u treguar njerëzve deri ku mund të shkojnë bravaxhinjtë dhe çelësaxhinjtë. Ne na duhet të sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë infiltrimin në sistemin tërësor” tha ai.

Kreu i qeverisë mohoi që kjo ka të bëjë me databazën e patronazhistëve. “Për rastin e parë kemi qenë të qartë, databaze e hedhur rrugëve prej kohësh dhe e përdorur copa copa dhe sikur e kam thënë nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë nevojë ne në gjithë manualin e makinerisë elektorale të PS-së, është “non sens”. E dyta është ndryshe. Kemi një ngjashmëri që databaza është e vjetër, ndërhyrjet dhe plotësimet në të janë përditësime të konsiderueshme, kemi një gjë të ngjashme në këtë aspekt. Rasti tjetër është hetuar thellësisht, këtë herë do të përfshijë të gjithë inspektorët e tatimeve”.

Drejtoresha e AKSHI-it, Mirlinda Karcanaj tha se institucioni që ajo drejton por edhe Tatimet disponojnë listën e të gjithë personave që kanë akses në listat e pagave për të cilët Edi Rama kërkoi hetim total. “Në cdo sistem përcaktohen lista të qarta të personave që duhet të aksesojnë dhe nivelit të aksesit, lista ekziston është e përcaktuar nga Taimet, AKSHI ka informacion mbi personat që janë patjetër stafi i AKSHI-t. Ne e kemi stafin të ndarë në dy grupe, AKSHI në qendër, ku kemi ekspertët më të mirë të fushës.

Kemi rreth 1 mln sulme që na ndodhin cdo muaj. Në sulme arrin të identifikosh IP-në apo llojin e sulmit, por si hakerat si ata me shërbime të caktuara nuk sulmojnë duke nxjerrë fytyrën e tyre. Ti mund të sulmohesh nga IP që vijnë nga Amerika apo Kina dhe që mund të jetë në Shqipëri. Është e pamundur të identifikohen” deklaroi ajo./ Abcnews.al