Endri Hasa: Kush i publikoi të dhënat e shqiptarëve?

schedule13:16 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 13:16 - 23 Dhjetor, 2021

Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa në një postim në Facebook akuzon qeverinë për skandalin e nxjerrjes së të dhënave të qytetarëve dhe listën e pagave.

“Sot Edi Rama është përgjegjësi kryesor për eskpozimin e qytetarëve përballë çdo rreziku.

Qytetarët shqiptarë janë ende të shokuar nga publikimi i të dhënave të tyre personale, përfshirë edhe pagesat që ata marrin.

Po aq shokues është reagimi i qeverisë 24 orë pas këtij skandali, e cila ka larë duart, pak muaj pasi i doli në krah dhe u shpreh krenare me punën e patronazhistëve. Kushdo që ka punuar me sistemet elektronike në Shqipëri e di shumë mire se ka një kuadër të qartë ligjor dhe disa institucione që ekzistojnë që kjo të mos ndodhë.

Ka pak rëndësi nëse informacioni në “Big Brotherin” qeveritar ka dale nga baza e të dhënave tek Drejtoria e Tatimeve. Ndonëse qytetarët duhet të dinë se në kohën kur ky informacion ka dalë nga Drejtoria e Tatimeve në krye të atij institucioni ishte Delina Ibrahimaj, sot zonja në fjalë është Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Pra njeriu që nuk arriti të ruante dot të dhënat e shqiptarëvë i kanë besuar financat e shtetit.

Qytetarët duhet të dijnë se asnjë informacion i vetëm nuk del nga dot nga asnjë instucion pa dijeninë e drejtuesve, askush nuk ka guxim të shkelë dhjetra ligje.

Është qartësisht e kuptueshme se të dhënat e dala për pagat e Janarit 2021 kanë pasur vetëm një qëllim, patronazhimin për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë një operacion kriminal i vjedhjes së votës.

Por në një botë gjithmonë e më digjitale, sistemet qeveritare grumbullojnë çdo ditë të dhëna të tjera sensitive për qytetarët shqiptarë!

AKSHI,AKCSE, Komisioneri për mbrotjen e te dhenave personale paguhen dhe ekzistojnë për të garantuar të dhënat e shqiptarëve, por asgjë nuk funksionon kur është shefi i madh që urdhëron.

Edi Rama dhe shkrija që i ka bërë partisë me shtetin është ai që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë krim. Partia shtet pasi i keqpërdori, sot edhe i ka ekspozuar të dhënat sensitive të shqiptarëve.

Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend që dikush të mbajë përgjegjësi? Pandëshkurshmëria duhet të marrë fund.

Sot Edi Rama s’duhet të jetë më kryeministër i vendit” shkruan ai./ Abcnews.al