Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Lezhë-Mamurras, mbrëmjen e sotme. Një automjet ka përplasur një person, që po lëvizte me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur orës 18:45 në afërsi të urës së Matit në Milot. Sakaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al