Reagimi i Ramës, kundërpërgjigjet Presidenca

schedule18:51 - 3 Shkurt, 2019

schedule 18:51 - 3 Shkurt, 2019

Pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama në Twitter, ku theksonte se Presidenti ul vartësist e tij për të përgatitur dokrra “ligjore” erdhi edhe kundërpërgjigja e Presidencës. Në një njoftim për mediat zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, e quajti reagimin e kreut të qeverisë aspak serioz lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re”.

Ai kujtoi se vlera e fondit limit të shpallur nga ARRSH për rehabilitimin e segmentit rrugor nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” ka qenë 18 116  534 Euro, ndërsa kompania fituese “DH Albania” e ka fituar vetëm me 2 Euro më pak, 18 116  532 Euro.

Blushi shton më tej se pas kësaj lindin dy pyetje për Kryeministrin.

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë. Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë”, përfundon ai./abcnews.al