Seferi e Ismajgeci problemi i Tiranës, Shehi: Partizanin s’e shikojmë nga renditja

schedule10:54 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 10:54 - 22 Dhjetor, 2021

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, në prag të derbit me Partizanin, doli para mediave dhe deklaroi: “Jemi të kënaqur me atmosferën në ekip. Kemi probleme me virozën tani, me Seferin dhe Ismajlgecin. Nuk ka Covid-19. Na kanë pështjelluar pak këto dy lojtarë. Kishim programuar vetëm mungesat e Najdovskit dhe Përgjonit”.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Derbi ka specifikë të veçantë, nuk ka rëndësi renditja. Fitorja në derbi ndryshon krejt situatën, një ndeshje që mezi presin ta luajnë të gjithë. Të gjithë duan të japin më shumë se maksimumi i tyre. Është edhe ndeshje e rëndësishme për vazhdimësinë”.

“Derbi vendoset edhe nga episodet, duket kujdes, përqendrim. Sigurisht duam të fitojmë me lojë, por çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Duhet të prodhojmë lojë për të marrë rezultatin”.

“Partizani edhe pa këtë pozicion apo këtë situatë, është kundërshtar që të jep vështirësi. Si për shkak të traditës, ashtu edhe prej cilësisë. Janë 7 skuadra pretendente, nuk ka diferenca. Nuk duhet të mendojmë për pozicionin që ka Partizani, por për organikën”.

“Patjetër që na e vështirëson situatën Ismajlgeci, pasi ka gjendje më të keqe se Seferi. Për më tepër që edhe Përgjoni është i dëmtuar. Të shohim deri nesër nëse do t’i kemi gati”.

“Derbi është ndeshje e lehtë për trajnerët, për shkak të karikimit. Shpresoj të jemi të përqendruar dhe të mos ndikohemi nga tifozët, që janë të zjarrtë”.

“Në derbi zërohet gjithçka. Tabela e klasifikimit harrohet në fushë. Nuk kanë ndikim pozicionet, është ndeshej që të gjithë e presin dhe që është e luftuar. Është ndeshja e fundit, kemi bërë kampionat të mirë. Shpresoj t’i kënaqim nesër tifozët tanë, që të shkojnë në festa me ndjesinë e fitores. Kjo ndeshje përveçse për ne, luhet edhe për tifozët”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!