Të paktën 70 persona janë të zhdukur dhe të paktën një ka humbur jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në një minierë në Mianmar, tha për AFP një anëtar i ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit.
“Rreth 70 deri në 100 persona janë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut, e cila ndodhi rreth orës 04:00 në minierën në Hapkad, tha Ko Ni, një anëtar i forcave të kërkim-shpëtimit.
Myanmar: dozens feared missing after landslide at jade mine https://t.co/aZxdRuZlPd
— The Guardian (@guardian) December 22, 2021
Vdekjet nga rrëshqitja e tokës dhe aksidentet e tjera janë të zakonshme në minierat në Hakkad, në të cilat punojnë punëtorë të varfër nga i gjithë vendi që nxjerrin gurë gjysmë të çmuar për eksport, kryesisht në Kinë. Pak ditë më parë të paktën 10 minatorë humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në një minierë në të njëjtën zonë.
Në vitin 2020 më shumë se 160 minatorë, shumica prej tyre emigrantë, humbën jetën në minierën e Hpakant.
/abcnews.al