Festoi 1-vjetorin, këngëtarja shqiptare i dedikon një këngë të birit

schedule07:40 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 07:40 - 22 Dhjetor, 2021

Mali, djali i Shkurte Gashit festoi ditën e djeshme 1 vjetorin e lindjes. Këngëtarja dhe partneri i saj, Albert Limani i kushtuan atij disa fjalë të ëmbla, ku shpreheshin se me lindjen e vogëlushit kishin përjetuan ndjenjën më të bukur në jetë.

“Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty.Të duam shumë.”, shkruante ajo.

Në këtë ditë të shënuar, këngëtarja ka vendosur t’i bëjë të birit një super dhuratë. Një këngë që mban titullin “Mali i vogël”, të cilën ai do ta kujtojë gjithmonë.