Gazetari nxjerr foton: Këtu janë 1.5 ton dollar, u harxhuan brenda një nate

schedule15:18 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:18 - 21 Dhjetor, 2021

Lira turke ka fituar ndjeshëm terren gjatë 24 orëve të fundit ndaj dollarit amerikan pas ndërhyrjes së pestë të Bankës Qendrore të Turqisë për të tërhequr nga tregu sasi të mëdha të monedhës vendase. Nga rreth 18 lira me të cilat këmbëhej një dollar dy ditë më parë,a ktualisht këmbehet me 13.5 lira.

Gazetari opozitar turk Erk Acaer shkruan se gjithçka lidhet me sasinë e madhe të dollarëve që u futën në treg një natë më parë nga Banka Qendrore e Turqisë. Sipas tij, paratë erdhën me avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendi po i shitet arabëve shumë lirë.

“Në aeroportin e Stambollit erdhën 1.5 ton dollar të ngarkuara në një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendi po shitet shumë lirë”, shkruan ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!