“Përgjigju në shqip”, gazetari nga Maqedonia e Veriut e “ngacmon”, Vuçiç: Kur të mësoj gjuhën

schedule13:42 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 13:42 - 21 Dhjetor, 2021

Pasi thirrjes nga Tirana që shqiptarët dhe maqedonasit duhet ta shikojnë Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë,  presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç duket se është i gatshëm të mësojë shqip. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Zoran Zaev në Tiranë, Vuçiç është ngacmuar nga një gazetar i Maqedonisë së Veriut. Ky i fundit duke i drejtuar pyetjen për çështjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka thënë se po flet anglisht meqë kështu i drejtuan pyetjet edhe kolegët e tjerë.

Kur e ka marrë fjalën, Vuçiç e ka pyetur nëse dëshiron që t’i përgjigjet serbisht apo anglisht, ndërsa gazetari ia ka kthyer “në shqip”. Vuçiç tha se nuk e di gjuhën por i duhet ta mësojë.

Diskutimi:

Gazetari: Kjo është pyetje për të tre, do preferoja maqedonisht por meqe të gjithë po flasin anglisht atëherë po ua drejtoj pyetjen në anglisht… (vijon me pyetjen pyetjen)

Vuçiç: Doni tju pergjigjem ne aglisht apo serbisht?

Gazetari: Përgjigju në shqip

Vuçiç: Për fat të keq s’e flas dot shqipen do më duhet ta mësoj, më duhet të them se të flasësh për këtë shpejtësi Serbia është 100% mbështetëse për proceset e integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë…. (vijon me përgjigjen).

Vuçiç ka theksuar se nisma “Open Balkan” do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, serbë dhe maqedonas. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!